Rreth projektit

Një fushatë e dizenjuar për të ndërtuar për herë të parë në Shqipëri një kënd lojrash të përshtatshëm për fëmijët me nevoja të veçanta apo aftësi ndryshe.

Aktualisht, nën manaxhimin e Bashkisë së Tiranës, vetëm një kënd lojrash ofron pajisje të posaçme për tu përdorur nga fëmijë me nevoja të veçanta.

Ngritja e këndeve të tilla të lojrave plot ngjyra, do të ndihmojë këta fëmijë të ndërveprojnë dhe të socializohen plotësisht me bashkëmoshatarët e tyre.