Çfarë është crowdfunding?

Crowdfunding (një formë financimi nga komuniteti) është një metodë praktike e financimit të një projekti apo sipërmarrjeje të përbashkët duke rritur kontributin monetar të krijuar nga një grupim i madh individësh. Në ditët e sotme, “crowdfunding” funksionon në bazë të kontributeve të ndërmjetësuara nga interneti. Koncepti mund të funksionojë gjithashtu nëpërmjet abonimeve në e-mail, eventeve të me synim financimin dhe metoda të tjera. Crowdfunding është një trajtë e financimit alternativ i cili ka marrë vëmendje jashtë sistemit të financimit tradicional.

Modeli i crowdfunding bazohet në tre tipe aktorësh: iniciatori i projektit i cili propozon idenë dhe/ose projektin që do të financohet, individët apo grupet që mbështesin idenë; dhe një organizatë ndërmjetësuese (“platforma”) që bashkon partnerët për të prezantuar idenë.