Floriani

Unë jam Floriani, jam 11 vjeç.
Më pëlqen shumë të luaj në park por e kam të vështirë. Po të kishte lodra për mua, do të luaja gjithë ditën.

Elona

Unë jam Elona, jam 7 vjeç. Nuk lëviz dot pa ndihmën e prindërve apo pa karrocen time. Kam shumë dëshirë që edhe unë të luaj siç bëjnë fëmijët e tjerë në park por e kam të pamundur.

Andisi

Unë jam Andisi, jam 12 vjeç,
Nuk lëviz dot pa karrocë. Kam vështirësi për ti përdorur lodrat pasi muskujt e mi janë të dobët. Eshtë e vështirë të mos kesh mundësi të luash.