Stafi i UNDP dhe mbështetës të fushatës iu bashkuan Maratonës së Tiranës

nga UNDP Albania

  • Postuar në Tetor 14, 2016

  • Komentet te Stafi i UNDP dhe mbështetës të fushatës iu bashkuan Maratonës së Tiranës Janë të Mbyllura

  • Blog

Bashkia e Tiranës, organizoi në datën 9 Tetor “Maratonën e Tiranës 2016” në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Atletikës, një aktivitet që e radhiti Tiranën në hartën e maratonave të shumë qyteteve evropiane, në përpjekje për ta kthyer në një traditë për kryeqytetin. Në Maratonën e Tiranës me nisje nga Muzeu Kombëtar morën pjesë katër kategori garuesish: Nxënësit e shkollave të mesme | Fun Run – 1km; Personat paraplegjikë | Hand Bike – 2 km si dhe çdo qytetar shqiptar apo i huaj | Run 10 km dhe Half Marathon 21 km. Aty vrapuam edhe ne, në distanca modeste me bluzat që mbartën logon e kësaj fushate për mbledhje fondesh nga qytetarët për qytetarët, duke treguar se sëbashku duhet dhe mund ta ndryshojmë qytetin tonë. Kjo maratonë ishte një mundësi e mirë për të tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve të cilët vlerësojnë aktivitetin sportiv si një mundësi argëtimi, por në të njëjtën kohë si një mënyrë e mirë dhurimi dhe ndërgjegjësimi për më shumë vëmendje ndaj kategorive të veçanta.

alsoPara disa javësh Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, me partner kryesor Bashkinë e Tiranës ndërmori për herë të parë nismën për realizimin e një fushatë për ngritje fondesh nëpërmjet një mekanizmi alternativ financimi të quajtur “crowdfunding”, me anë të së cilit synohen të mblidhen kontribute financiare nga qytetarët dhe sektori privat për ndërtimin e parkut të parë gjithëpërfshirës të lojrave në Tiranë, ku specifikisht do të mundësohen lojra edhe për fëmijët me aftësi të veçanta.
Fushata synon të mbledhë të paktën $ 20,000 duke u përpjekur të ofrojë mundësi të barabarta argëtimi për të gjithë fëmijët, duke iu përshtatur nevojave të tyre të specifike. Deri tani kjo fushatë ka mblodhur rreth këtij qëllimi një sërë emrash, të njohur dhe më pak të njohur, të cilët me një zemër të madhe dhuruan në përgjigje të thirrjes për kontribute. Për herë të parë Bashkia Tiranë do të bëhet pjesë e nismave të tilla novatore duke dyfishuar shumën e mbledhur gjatë fushatës nga buxheti i saj.
Tirana është një qytet që është rritur në mënyrë të vrullshme në çerekshekullin e fundit, për nga numri i banorëve dhe shtrirja gjeografike, por kjo rritje nuk është pasqyruar sa duhet në mundësitë e barabarta të fëmijëve. Kur përpiqemi të hedhim sytë përreth dhe të vlerësojmë sesi gjenden fëmijët me aftësi të veçanta në këtë realitet të ri urban është lehtësisht e dukshme se mundësitë për ta janë thuajse të padukshme.

zellowSi qytetarë, si familjarë, si prindër apo të afërm për dikë që i përket kësaj kategorie, si individë që punojmë dhe besojmë tek të drejtat e barabarta për të gjithë, ky projekt është një mundësi e mirë për të treguar se qytetarët janë të parët që mund të bëjnë një ndryshim në cilësinë e jetës së më të vegjëlve duke kthyer në realitet Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në përmbushjen e synimit nr.11 për të mundë suar “Qytete dhe vendbanime gjithëpërfshirëse, të sigurta dhe të qëndrueshme”

 

 

 

 

 


 


Rreth Autorit


UNDP Albania